Teksa na ndajnë 6 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, merkatoja e partive politike mbetet aktive, sidomos mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, ka postuar një video në rrjetin e tij social facebook, i shoqëruar nga Artur Porpollogu i cili ka qenë ish-kandidat për deputet i partisë Socialiste në qarkun e Korçës. Ai tashmë i është bashkuar LSI në këtë qark.
Braimllari shkruan:
“Me Artur Porpollogun ish kandidat për deputet i partisë Socialiste në Korçë, i cili i është bashkuar LSI në Qarkun Korçës.
Është kënaqësi për mua që një socialist i ndershëm si Artur Porpollogu, i është bashkuar LSI-së dhe së bashku me Arturin, kemi takuar shumë socialistë ku i kemi garantuar mbështetje dhe siguri për të ardhmen e fëmijëve të tyre”., – ka shkruar Braimllari.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post