Avokat Spartak Ngjela përmes një analize të hollë paralajmëron se historia e Shqipërisë po vjen në gjendjen reale, në bashkimin kombëtar.
Postimi i plotë:
“Historia e pritshme e Shqipërisë po vjen në gjendjen e saj reale, ashtu si e kanë pritur të gjithë shqiptarët e mëdhenj: në bashkimin kombëtar. Historia e vërtetë e Arbërisë po shprehet me prova historike, të fshehura deri tani nga hordhitë antishqiptare, por, ajo po shndrit e faktuar edhe nga madhështia e fjalës dhe gjuhës shqipe.
l.
Historia ka një ligj absolut për popujt që i kanë mbijetuar shfarosjes së tyre nga hordhitë pushtuese: mbas mbijetesës, këta popuj fillojnë dhe marrin jetë si një shoqëri e plotë, jetë kjo e cila iu ka pas qenë ndërprerë me dhunë. Kjo po ndodh edhe me shqiptarët: pasi që, në shekuj me radhë, ata u sulmuan për t’u shfarosur. Vetëm në vitin 1912-1913 i lanë shqiptarët të krijonin një shtet, sepse vetë Perandoria Osmane nuk e pranonte kurrë krijimin e një shteti shqiptar dhe të lejonte shkolla në gjuhën shqipe. Historia do të merret shumë me këtë fakt, sepse ky mban brenda vetes emëruesin e përbashkët midis serbëve, rusëve dhe osmanëve kundër shqiptarëve dhe shqiptarizmit.
Sheti i krijuar më 1912-1913 është ende shteti i sotëm i Shqipërisë, por ai u formua vetëm me 1/5 e territorit të vërtetë shqiptar, të banuar nga shqiptarë si shumicë absolute; ku kudo flitej vetëm shqip: nga Korça në Kostur e Follorinë; dhe nga Follorina në Artë; nga Arta e deri në Prevezë; nga Kuksi, Prizreni, Podujeva, Mitrovica e deri në Nish; dhe, nga Shkodra në Ulqin e nga Ulqini në Tivar; e më lart, nga Barjam Curri në Guci, Tuz e Plavë. Ja, kjo duhej të ishte Shqipëria e vitit 1912, me të gjithë këtë territor të gjerë, ku kudo flitej dhe flitet shqip; madje në këto vise mbijetesa e shqiptrarëve deri në vitin 1912, ka ardhur nga një frymë e madhe rezistente që shqiptarët kanë pasur si popull, por edhe nga thellësia mijëravjeçare e gjuhës shqipe.
Shkenca e ka prekur ndërkaq, por do ta provojë, se geni shqiptar dhe gjuha shqipe kanë të njejtën forcë në mbijetesën e tyrë shekullore, ku kanë dashur t’i zhdukin si shoqëri që flet shqip. Por është një fakt i rrallë historik shpëtimi tragjik që shqiptarët i kanë bërë me sakrificë gjuhës së tyre, i cili kërkon studim të thelluar shkencor, se është vlerë edhe për historinë e gjuhësisë në rrafsh botëror.
Historia e gjuhës shqipe sot e ka të dokumentuar si fakt që ajo është luftuar nga pushtursit në shekuj me çdo mjet të egër. Por, do ta shihni që pikërisht me anë të studimit të thelluar të gjuhës shqipe, do të rishkruhet historia reale e Gadishullit Ilirik. Në funksion të kesaj trage historike që po ecën, do të marrë një trajtë të re studimi i Iliadës dhe Odisësë së Homerit, kur përditë po provohet se janë poema të mbushura cit me fjalë shqipe, dhe me trajtat e vjetra të gegnishtes. Ishte i pari, përkthyesi i madh shqiptar i Iliadës, Gjon Shllaku, i cili, që në mes të viteve gjashtedhjetë të shekullit që kaloi, deklaroi: “E përktheva Iliadën nga shqipja në shqip”, duke shtuar se “Ilida asht e tana n’gegnisht, dhe ata që e kanë shkru s’jan’ veçse malcorë shqiptarë”. Dhe tani koha i dha të drejtë, sepse për poemat e mëdha të alpeve shqiptare që janë quajtur Cikli i Kreshnikëve, si Eposi Legjendar e Shqipërisë së Veriut, e gjithë kritika evropiane ka thënë se ato janë me origjinë ilire, dhe me përleshjet e shqiptarëve kundër dyndjeve sllave në shekujt e VII të, por janë edhe origjinal krejt brenda vargut homerik dhe ndërtimit të ndërthuerjes së ngjarjeve me të njëtën formë poetike dhe me të njejtin karakter heroik. Janë të gjitha të mbledhura, prej gojës së rapsodëve e medhenj shqiptarë, nga Shjefën Gjeçovi dhe Bernardin Palaj e Donat Kurti. Është edhe kjo një nga arsyet që kleriku i famshëm katolik shqiptar Bernardin Palaj u burgos nga Enver Hoxha në vitin 1946 me urdhër të Beogradit, dhe ku vdiq një vit më vonë.
ll.
Po kjo koha jonë, çfarë po sjell në lidhje me këtë histori me vlerë kaq të madhe jo vetëm për historinë e Shqipërisë, por edhe për qytetërimin perëndimor?
Shqiptarët tani kanë që nga viti 1999 që po ecin drejt historisë së tyre ribërësë; dhe sot, në Ballkanin Perëndimor janë jo një, por dy shtete shqiptare. Kjo tregon qartë se historia e Shqipërisë po ecën drejt të vërtetës dhe drejt bashkimit kombëtar shqiptar, si një realitet që nuk mund të mohohet dot; ajo flitet kudo, dhe më shumë po e ndjenjë qarqet ulra terroriste dhe reksionare antishqiptare që, në 150 vjet, janë marrë me zhdukjen e shqiptarëve – në Beograd, në Athinë dhe në Moskë. Asgjë nuk arritën dot, dhe koha shpiptarëve po iu jep të drejtën e rivendosjes së potencës së tyre historike në zonën gjeografike ku ka lindur qytetërimii sotëm.
Gjithsesi, na duhet të theksojmë se, në këtë kohë kur në Gadishullin Ballkanik janë dy shtete shqiptarë të pavarur, dhe kur po flitet gjithënjë e më shumë për bashkimin kombëtar, në krijimin e një shtetit përbashkërt Shqipëri-Kosovë, bota akademike në Kosovë e në Shqipëri duhet të investojë kudo për të sjellë rishkrimin e kësaj historie të re të Arbërisë. Nuk mjaftojnë vetëm studiuesit shqiptarë, por duhet që të dy shtetet t’u drejtohen katedrave të famshme të universiteteve të mëdhenj, në Amerikë dhe në Evropë. Dhe duhet kuptuar se ky është një investim i madh, por që duhet të ndërmerret bashkërisht nga të dy shtetet shqiptarë, sepse është fakt që sot po flitet ndërkombëtarisht për bashkimin kombëtar shqiptar, në të gjitha qarqet e larta, qoftë në ato politike, e qofte në rrethet e larta akademike.
E gjithë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor po e pret një lëvizje të tillë për rishkrimin e hisorisë së Shqipërisë, si një lëvizje shkencore e përbashkët e botës akademike shqiptare dhe e vetë nivelit të lartë intelektual në Shqipëri, në Kosovë, në Mal të Zi, në Mqedoninë e Veriut, dhe mdje edhe në Serbi. Këtë ndërthurje të një intelektualizmi të lartë shqiptar, sot po e këkon koha si domosdoshmëri. Dhe, mbas kësaj duhet riparë e rishkruar nga e para historia Shqipërise, për t’u servirur në të gjithë shkollat shqipe në Shqipëri, Kosovë Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi; dhe duhen shfaqur pandërpere programe televizive me këtë përmbajtje shkencore të së vërtetës.
lll.
Historia është kohë. Çdo popull dhe çdo shtet gjithmonë duhet të bëjë pyetjen: jam apo nuk jam në kohën time. Kjo do të thotë se, nëse kohën historike e ke kundër, kurrë nuk mund të realizosh dot gjë. Arbëria dhe, Shqipëria pas saj, në shekuj e kanë pasur kohën kundër. Dhe është e vetmja shoqëri që me rreth 800 vjet kohë historike kundër saj, mundi të mbijetojë e të vijë në këtë kohë e fortë për të sjellë në histori, realisht, të gjithë staturën e historisë së vet mijëravjeçare.
Ajo kohë aq e gjatë antihistorike për shqiptarët, ka qenë kohë e pushtuar me forcë, në një krah, por edhe që ka qenë njëherësh heroikë prijësish e malësorësh shqiptarë. Ka qenë gjithashtu edhe paaftësi arbërore e shqiptare në lidhje më krerët drejtues të tyre, që shpesh janë tërhequr nga pushtuesit, ose, edhe janë tërhequr nga pesimizmi. Por, periudha kastriotiane e luftrave të Gjergj Kastrioitit kundër hordhivë osmane, e solli sërish në kohë historinë e arbërit, dhe i dha jetë morale shqiptarëve për t’u rezistuar edhe 500 vjetëve të tjerë të shtypjes osmane, shtypje kjo që u ushtrua me të gjitha mjetet, madje edhe me bashkëpunim princash të famshëm shqiptarë, të lidhur me Perandorinë Osmane. Por, në atë histori, ishin të shumtë edhe princat shqiptarë të islamizuar si pashallarë, e bashke me ta gjenaralë e komandantë të shumtë ushtarakë shqiptarë në Anadoll, të cilët ecën nën moton: të shpetojmë çfarë të shpëtojmë nga Arbëria jonë; dhe hynë thellë në atë perandori si drejtues të fuqishëm. Ishin pikërisht këta që e shtynë perandotinë gjerësisht drejt Lindjes; ishin ata që folën gjithmonë shqip, dhe që sollën ar në Arbërinë e tyre dhe e ndihmuan atë në zhvillimin e brendshëm shoqëror. Të gjitha dokumentat për prijësit e famshëm shqiptarë të Perandorisë Osmane, janë hedhur në arkivat e hapura turke sot.
Por ishte epopeja e madhe e luftërave kastriotiane, evokimi i së cilës solli në Shqipëri Rilindjen Kombëtare, dhe gjatë kësaj periudhe, me gjuhën shqipte të lëvruar tani, shpërthyen poemat e mëdha të patriotizmit historik shqiptar, që nga Pashko Vasa (guvernator i Libanit) me ‘O moj Shqypni e mjera Shqypni’’; pastaj nga Naim Frashëri e Sami Frashëri e deri në kohët modernë të fillimit të Shekullit te XX-të, me shpërithimet e poetit kombëtar Gjegj Fishta në veprën e tij homerike Lahuta e Malcis, por dhe me vargjet e tij të famshme për ngritjen lart të historisë së Shqipërisë; tek Asdreni që shkroi Hymnin Kombëtar, Andon Zako Çajupi e dhjetra të tjerëve, dhe kur çështjes shqiptare i erdhi më në fund në ndihme perandoria më e fuqishme e Evopës – Austro-Hungaria. Pikërisht këtu, duke filluar nga viti 1912, edhe pse me 1/5 e trerritorit të vet, shqiptarët mundën t’ia dilnin për të pasur shtetin e tyre, të ristrukturonin shkencërisht gjuhën shqipe ne të dy dialektet e saj; të shkruanin gjerësisht historinë e vjeter dhe të re të Shqipërisë; të hapnin shkolla në Kosovë e në trevat e tjera të pushtuara nga serbët; dhe të gjendeshin befas, në vitin 1919, përballë mbrojtësit të ri të tyre – Sheteve të Bashkuara të Amerikës.
Ja, e gjithë kjo është realisht koha e re progresive që e ruajti pupullin shqiptar, dhe që, edhe pse mes diktaturave komuniste në Shqipëri e në Kosovë, ajo e solli atë deri në kohën e hegjemonisë së demokracisë perëndimore, për të rivlerësuar historinë e vet dhe për të fituar me mund, me sakrificë të epërme dhe me ndihme të Sheteve të Bashkuara e të Bashkimit Evropian, te drejtën për të pasur dy shtete shqiptare në Gadishullin Ilirik. Kjo është risia shqiptare në shekullin e ri, për të krijuar njëherësh hullinë historike që shprehëm më lart, që në krye të këtij shkrimi: bashkimin kombëtar, si hapi i saj drejt një Shqipërie me vlera të reja moderne dhe me përsonalitet të veçantë në arenën ndërkombëtare. Dhe kjo do të vijë, sepse tendencat historike drejt të vërtetës nuk gjejnë më pengesë, mbasi ato e kanë marrë me vete historinë e re të një populli.” – shkruan Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post