Kryeministri Edi Rama bëri dje në emisionin ‘E Diell’ një rrëfim të veçantë për jetën e tij. Rama tregoi më tepër lidhur me raportin që kishte me të atin. Ai tha se për të ka qenë figurë qendrore dhe se e ka lënë gjithmonë të lirë pavarësisht shumë debateve që kishin.
“Babai ishte figurë qendrore në jetën time, dhe unë i kam borxh shumë të madh në sensin që falë tij u bëra njeri i lirë, ai nuk më imponohej.
Natyrisht kishim shumë debate, por kurrë nuk përdorte autoritetin e babait për të më thënë: pusho, ndalo. Gjithmonë ishte i hapur dhe më linte të jetoja në gravitet me mendimet e mia. Më thoshte mund të të marrin në qafë këto mendime, por është vendimi yt. Ai kishte atë dilemën, dhe madje dhe unë sot them për fëmijët mos e fusni në rrugën e edukimit artistik nëse nuk e do vetë. Unë kam bërë namin për të shkuar në lice, dhe pastaj më la se e pa sa e doja unë. Ndërkohë që ime më ishte më shumë autoritare, babai të jepte liri,” – tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post