Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është pyetur në emisionin ‘’Dola te Ola’’ se si është të punosh me Ramën.
Spiropali thotë se nga jashtë e shohin Ramën si tip të vështirë, por nuk është fare i tillë.
Ajo thekson se Rama nuk e kamuflon kurrë realitetin, është i troçtë dhe thotë gjithmonë atë që mendon, prandaj dhe komunikimi i saj me të është shumë i mirë.
‘’Nga jashtë e shohin të vështirë, por ai është i vërtetë. Është i troçtë, nuk thotë kurrë atë që s’mendon, nuk kamoflon kurrë realitetin.
Kam komunikim shumë të mirë se jam vetë e drejtpërdrejtë dhe troçtë.‘’, tha Spiropali.
Diskutime rreth kësaj post