Dhimitraq Lapa, i treti në listën e LSI për qarkun e Vlorës ka nxjerrë zbuluar presidentin Ilir Meta pas akuzave nga qeveria se ky i fundit po bën fushatë për zgjedhjet e 25 prillit. Në një takim elektoral ai shprehet se zoti e ka dërguar Ilir Metën si njeriun e duhur për të zgjidhur hallet dhe problemet e shqiptarëve.
“Sot ka tetë vjet që shqiptarët i janë drejtuar zotit dhe po i thonë: Zot çna ke bërë, kë na ke sjellë në krye, çfarë po na bëhet neve? Dhe zoti iu drejtuar përsëri shqiptarëve dhe po iu thotë: Ju kam dhënë Ilir Metën ju kam dhënë LSI, bashkoheni me Iir Metën, bashkohuni me LSI për të shpëtuar Shqipërinë”, shprehet kandidati.
Pse duhet një kandidat partie të përmend emrin e presidentit në një miting elektoral? Kush është arsyeja?
Diskutime rreth kësaj post