Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të këtij të fundit se ai drejton opozitën dhe ‘kurdis’ Bashën.
Teksa ka publikuar në facebook një foto nga Gjirokastra, ku në një poster shfaqet Meta, Kryemadhi, Basha, Berisha dhe një një klloun, Kreu i Shtetit thotë “mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar.”
Meta i ka kërkuar Ramës që të respektohet Kodi Zgjedhor, ndërsa shton “boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës!”
Postimi i plotë:
“Dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, që m’i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze.
Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI “RILINDAS”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar.
Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman!
Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës!”, ka shkruar Meta.
Diskutime rreth kësaj post