Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama është shfaqur në spektaklin e humorit ‘Klanifornia’, ku është bërë pjesë e disa skeçeve.
Pjesë nga emisioni:
Na trego detaje nga patronazhimi i Bashës?
Rama: Nga ora 8:30 ai vesh pizhamat dhe bëhet gati që të futet në krevat dhe aty e dëgjon zërin tim si ninullë. Nuk ta them dot. Po është passëord për gjumë. Kur i dëgjoj gërhitjen, e marr edhe njëherë në orën 9:30 për t’i nxjerrë gjumin.
Çfarë ndodh në takimet me Luli? Luani playstation, pini verë?
Rama: Si nuk të vjen turp? Kur takohemi me Lulin, shikojmë njëri-tjetrin dhe flasim në sy. Ai nuk flet dot, dhe flet me sy. Se ka doktorin me hije. Ka edhe atë tjetrin. Liken! Kur vjen Likja, Luli trash zërin!
Diskutime rreth kësaj post