Presidenti Ilir Meta ka kërkuar një përballje në debat televiziv të kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha për të ballafaquar para qytetarëve shqiptarë programet e tyre për të qeverisur vendin pas 25 Prillit.
Meta tha se kjo është mjaft e rëndësishme, ndërsa sqaroi përballjen që ka kërkuar me Ramën. Ai shtoi se kjo kërkesë e tij ka ardhur për shkak të shpifjeve që bëhen ndaj tij se takohet natën me subjekte të OFL-së.
“Do t’i ftoja kandidatët për kryeministër që të përballin me qetësi programet e tyre. Do ftoja drejtuesit e qarqeve të bëjnë të njëjtën gjë përballë qytetarëve.. Është shqetësuese. Kemi garë por nuk kemi debate.
Nuk kemi përplasje, jo në kuptimin e konfliktit. Nuk kemi ballafaqim që qytetarët të kuptojnë se ku janë dallimet në fusha të ndryshme. Kjo është shumë e rëndësishme të ndodhë gjatë kësaj jave dhe shpresoj reflektim nga të gjithë”, deklaroi presidenti Ilir Meta.
Diskutime rreth kësaj post