Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat mbrëmjen e sotme.
“Kjo javë e fundit duhet të jetë e qetë, kush do të blejë votën ka qëllim që t’ju poshtërojë, ndaj jam besimplotë që ju do të bëni më të mirën për të refuzuar të gjithë ata që duken dhe ata që fshihen pas tyre, sidomos ata që lëvizin natën. Familja juaj kanë nevojë për siguri, për t’u ndjerë të përfaqësuar, për arsimin dhe drejtim të vërtetë dhe kjo nuk garantohet nga përfaqësues që arrijnë në Kuvend përmes shitblerjes së votës”, tha Meta.
Ai ka pasur një mesazh edhe për të lëkundurit.
“Një thirrje kam ata që kanë zgjedhur që të jenë indiferentë, nuk mund ta humbisni këtë mundësi, edhe nëse e keni të vështirë për të zgjedhur, mos harroni që vota është edhe një mjet ndëshkimi, që askush të mos ju zhgënjejë juve, prandaj të gjithë drejt 25 prillit”, tha Meta.
Meta i është drejtuar me mesazh edhe Policisë së Shtetit duke i thënë që duhet të bëjë detyrën në 25 prill.
“Policia të distancohet nga përpjekja e politikës, mos u keqpërdorni si në zgjedhjet e Dibrës dhe Shijakut, Policia të tregojë integritet në plotë, duhet të luftojë edhe më fortë krimin dhe të fokusohet vetëm në ruajtjen e qetësisë dhe të luftojë fenomenin e shitblerjes së votës. Të gjithë funksionarët e lartë publikë të largohet nga indtimimi i familjarëve të administratës”, tha Meta.
Nuk ka lënë pa komentuar edhe “patronazhistët”, duke thënë se priste që për shpërndarjen e të dhënave të qytetarëve shqiptar të kishte dikë në burg.
“Prisja që dikush të ishte në burg për të dhënat e qytetarëve nuk jam patronazhist, janë fuksat që ka njohur populli shqiptar gjatë regjimit të kaluar, memet që shpërndahen forcërisht për ta marrë historinë si të papërgjegjshme është e rëndë, do keni prova se si patronazhistët janë fuksa”, tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post