Ndërkohë që ne mendojnë se Jasmina dhe Andi mund të dalin së shpejti çift nga “Përputhen”, dyshja i ka surprizuar të gjithë se fundmi.
Gjatë pjesës së parë të takimit të tyre, ata i bënë dhurata njëri-tjetrit, por më vonë Andi bëri një deklaratë të papritur.
Ai tha se nuk është i bindur për vendimin që mori kur u deklarua vetëm për Jasminën në emision.
Gjithashtu, ai tha se ka nevojë për hapësirë dhe se ky vendim nuk ka lidhje vetëm me Jasminën, por edhe me disa gjëra personale.
Më vonë gjatë takimit, Jasmina i tha Andit se ushqimi që po konsumonin ishte i shijshëm, ndërsa biseda mes tyre shumë e shëmtuar.
Në këtë moment djali nga Kosova u prek nga fjalët e saj dhe menjëherë u largua nga takimi.
Këtë vendim ai e sqaroi më pas edhe në studio.
“Në pjesën e parë Jasmina më tha hajde futemi brenda se do sqarojmë disa gjëra, por kjo nuk sqaroi asgjë vetëm hëngri piu, kam qenë vetëm unë që fola gjithë kohës”, tha Andi.
Më pas u transmetua një pjesë pas largimit të Andit, ku Jasmina u shfaq si kurrë më parë e përlotur.
“I kam thënë mos më lër vetëm dhe unë e gjej veten në një situatë që nuk e kam gjetur kurrë as jashtë dhe në asnjë vend”, tha Jasmina mes lotësh.
Duket se krisja mes tyre është e madhe, aq sa Jasmina është parë shumë e afërt me konkurrentin e ri të “Përputhen”, Sajmir Neziri.
Teksa kanë dalë së bashku me konkurrentë të tjerë, Jasmina dhe Sajmiri janë parë shumë pranë njëri-tjetrit në lokal, teksa Sajmiri e përqafonte nga pas, ndërsa këto pamje po bëjnë xhiron e rrjetit.
Askush nga të tre s’ka reaguar ende për këto pamje që me siguri do të trazojnë ujërat.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post