Kreu i qeverisë Edi Rama është përballur me një militant demokrat në Gjirokastër, i cili i ka kërkuar që të largohet. Në fjalën e tij, gjatë një aktiviteti politik, Rama ka kujtuar filmin e vjetër shqiptar “Koncert në vitin 1936”, duke e pritur edhe një opozitar mes turmës.
Deklarata e Ramës:
“Ja doli një ‘Rama ik’ se po e prisja, gjithmonë ku ka një popull që mblidhet një popull që sheh të ardhmen ka një që thotë Rama ik. Vazhdon koncerti në vitin 1936 dhe ai plaku ditëzi vazhdon të jetojë brenda atyre që nuk e përtypin dot simfoninë e punës sonë në të gjithë drejtimit dhe do të mbetet në historinë e këtij vendi si muzika e punës,”-tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post