Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka nisur prej ditësh turin elektoral. Ditën e sotme po mban një takim me qytetarët e Sarandës, ku iu ka përgjigjur edhe njëherë ftesës së kryeministrit të vendit Edi Rama që i bëri për bashkëpunim. Basha tha se koha e tij ka mbaruar dhe shqiptarët do ta largojnë me votë.
Deklarata e Bashës:
“Kërkon të bëhet pjesë e qeverisë sonë. Përgjigja ime është jo. Koha jote ka mbaruar, për tetë vite me radhë nuk bëre asgjë për shqiptarët.Tetë vite dështime nuk ka më kohë për Edi Ramën, me 25 prill e largojmë me votë. Të gjithë e kanë kuptuar edhe socialistët, nuk ka ndryshim pa e larguar Edi Ramën.
Le të bëhemi të gjithë bashkë dhe të bëjmë të mundur ndryshimin për çdo shqiptar. Votoni numrin 9 për ndryshimi dhe të ardhmen. Qeveria e dalë nga vota juaj do të jetë e të gjithë shqiptarëve. Qeveria brenda 100 ditëve te para do te hapë negociatat. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë ndryshim se të gjithë bashkë ne do t’ia dalim ta ndryshojmë këtë realitet vetëm duke votuar numrin 9”, deklaroi Basha.
Diskutime rreth kësaj post