Sondazhi i dytë i MRB dhe Euronews Alabnia për qarkun e Durrësit zbuloi se kryeministri Edi Rama dhe lideri i PD-së, Lulzim Basha janë në një garë të ngushtë.
Pedagogia e njohur, Iris Luarasi, thotë se prej ditësh kishte tregues se popullariteti i liderit të PD-së do të rritej.
“Pritej kjo dhe është thënë që në fillim fare se do të ngushtohet diferenca mes kandidatëve për kryeministër. Kishte filluar një trend para dy javësh, që z. Basha kishte filluar të kishte rritje”, – tha Luarasi.
Sipas saj, ajo që vihet re është fakti se LSI ka një rënie të ndjeshme dhe kjo tkurrje e saj shton Luarasi shkojnë për liderin e Partisë Demokratike.
“Ajo që vihet re është pjesa e LSI, sepse ka një rënie shumë të madhe dhe unë mendoj se kjo është pjesa që i shkon z. Basha. Kam qenë gjithmonë partizane e kësaj që njerëzit që kishin ikur nga PD dhe u bashkuan me LSI në zgjedhjet e 2017-s, tani në njëfarë mënyrë po kthen mbrapsht te PD. Kjo është një nga arsyet se pse është afruar…[Basha]”, – tha Iris Luarasi.
Diskutime rreth kësaj post