Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi që po mban sot me gra dhe vajza të Tiranës, tregoi edhe mesazhet që i dërgonte një demokrate e flaktë pak vite më parë.
“Përpara pak vitesh më shkruante një grua dhe më thoshte unë jam e djathtë, kam halle, një prej fëmijëve e kam sëmurë dhe nëse nuk do të mendohesha dy herë, do të votoja Partinë Demokratike. Por si mund ta bëj këtë gjë kur ti më ke shpëtuar nga halli më i madh që kam pasur, nga lekët që burri linte në baste. Ne nuk vëmë baste me të ardhmen e të rinjve tanë. Ne nuk luajmë bixhoz me ata që shkojnë në shkollë, me bebet që sapo lindin, me jetën e atyre që pasi mbarojnë gjimnazin duan të futen në universitete.”, – tregoi kryeministri Rama.
Diskutime rreth kësaj post