Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri Bojken Abazi ka reaguar për deklaratën e Presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh dje se se të gjitha koalicionet e mundshme që mund të krijohen i mund Bojkeni i vetëm.
Në një intervistë për emisionin ‘Ditari’, Bojken Abazi u shpreh se kjo ishte një deklaratë surprizë për të . Gjithashtu ai tha se deklarata që është i vetëm në zgjedhje nuk qëndron. Abazi shprehu bindjen se sikurse në Kosovë edhe në Shqipëri do të dalin fitimtarë.
“Unë nuk kam pasur ndonjë kontakt me të, ishte surprizë edhe për mua, mbase ka parë ndonjë sondazh, por besoj që shqiptarët e dinë se partitë e vjetra kanë qenë në bashkëpunim me njëra tjetrën dhe ne nuk i dimë prapaskenat e tyre. Por deklarata që unë jam vetëm nuk qëndron, se ne jemi bashkë me qytetarët. Asnjëherë në këtë projekt nuk jam ndjerë vetëm dhe po çojmë përpara një lëvizje që nuk kam asnjë dyshim që do ia dalim. Ka pasur momente kur në Kosovë të gjithë janë bërë bashkë kundër nesh dhe ne ia kemi dalë me sukses dhe besoj që edhe në Shqipëri do të dalim fitimtarë”, – u shpreh Abazi.
Diskutime rreth kësaj post