Deputeti opozitar Kujtim Gjuzi i ftuar në emisionin “Breaking” diskutoi për çështjen e kandidatëve me CV të dobët. Gjuzi tha se nëse do përballej ‘kokë më kokë’ me Ramën qoftë në Durrës apo në Vlorë do fitonte, por sipas tij kryeministri do vjedhë mandatet.
“Rama është i dashuruar pas Bashës, po në politikë nuk ka dashuri, ka marrëveshje që të ecë vendi përpara. Rama ka rritur borxhin e vendit, në 92% e ka çuar. Rama s’ka shanc të marrë mandat përballë meje as në Durrës as në Vlorë, po do i vjedhë. Unë isha në parlament si më i miri i më të mirëve në votimet e bëra. Unë s’e lejoj që të vijnë ata të Katarit të na marrin portin e Mbretëreshës Teuta në Durrës.
Ne kishim primare ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Do mbaj mend nga Parlamenti, kam kontestuar kryetarin e Kuvendit, që ka 30 vite në politikë dhe është përgjegjës për vrasjen e 4 personave në Shkodër. Ashtu si dhe Lulzim Basha i Partisë Demokratike është përgjegjës i vrasjes së 4 personave në Bulevard”, – tha Gjuzi.
Diskutime rreth kësaj post