Kreu i listës së kandidatëve për deputetë të PD Qarku Gjirokastër, Tritan Shehu, ka depozituar në organin e akuzës kallëzim penal në ngarkim të shtatë kryetarëve të bashkive të Qarkut.
Dhe pse nuk i ka bërë publike me emra, Shehu bën të ditur se ata kanë shkelur ligjin disa herë kryesisht për mos vënien në dispozicion të hapësirave publike subjekteve politike për reklamimin e posterave elektoralë brenda afat që përcakton ligji. “Vec kësaj edhe disa shkelje të tjera që bien ndesh me nenet e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë”, – deklaron Shehu.
Pjesë e dosjes që Shehu dorëzoi, kanë qenë edhe drejtues të institucioneve të ndryshme publike, të cilët ushtrojnë presion ndaj punonjësve të administratës me qëllim diktimin e votës dhe orientimin e saj në favor të partisë në pushtet.
“Pjesëmarrja hapur e këtyre drejtuesve institucionesh në orarin e punës, është një tjetër shkelje që u rëndon atyre dhe për të cilën do të mbajnë përgjegjësi penale. Fakte dhe prova konkrete janë dorëzuar sot duke i kapur në flagrancë në shkelje drejtuesit që akuzohen”, – thekson ai.
Diskutime rreth kësaj post