Presidenti Ilir Meta kujtoi mbrëmjen e djeshme një takim që ka pasur me ish-kryeministrin Fatos Nano në vitin 2002. Në atë kohë, Meta nuk pranoi ofertën e Nanos për t’u bërë kryeministër.
Meta tregon se kishte refuzuar sepse kjo gjë duhej të zgjidhej me konsensus. Ai shtoi se i kishte thënë Nanos që t’i thirriste mendjes.
“Fatos Nano më tha hajde bëhu kryeministër, dhe të bëhem unë President. I thashë jo, nuk pranova sepse unë jam student i dhjetorit. Prandaj i thashë thirri mendjes shoku. Bëhu ti kryeministër dhe me konsensus u zgjidh kjo çështje,” – u shpreh Meta.
Diskutime rreth kësaj post