Drejtuesi politik i PS në Elbasan, Taulant Balla, foli për media pas takimit me ambasadorin e Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci, ku tha se duhen siguruar zgjedhje të lira e të ndershme më 25 prill.
Numri dy i PS u shpreh se partia humbëse duhet të pranojë rezultatin, ndërsa i bëri thirrje PD të heqë dorë nga mosnjohja e zgjedhjeve.
“Zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe demokratike. Duhet të marrim të gjitha përgjegjësitë për të garantuar një proces të rregullt. Humbësi duhet të pranojë rezultatin. PD duhet të heqë dorë nga mosnjohja e rezultatit. Shqiptarëve ju intereson standardi i këtyre zgjedhjeve, që lidhet me procesin e integrimit. Sapo të mbyllim zgjedhjet, ne presim datën për konferencën e parë ndërqeveritare. Të jesh i pari në listë nuk është ndonjë përgjegjësi, të jesh te kufiri është marrja e një përgjegjësie. Unë e kam thënë që do doja të isha i nënti në listë. PS e Shqipërisë do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit. Thirrja ime është për PD dhe përfaqësuesin qesharak të Bashës në Elbasan, është që të heqë dorë nga lumi i akuzave që iu bën qytetarëve të Elbasanit”, – tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post