Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli në një prononcim për mediat nga Fieri u shpreh se nuk do të bëjë koalicion mes asnjë prej partive që janë tashmë në pushtet, pasi ata janë përgjegjës për largimin e shqiptarëve nga vendi.
Ndërkohë që për një bashkëpunim me PD-në, Topalli la të kuptohet se kushti i saj i vetëm është që Lulzim Basha të mos jetë kryeministër, e në këtë pikë duket e vështirë që të kemi realisht një marrëveshje.
“Nuk do të bëjmë koalicion me asnjë nga partitë, mandatet që ne do të marrim, synojmë që ‘tia kalojmë të djathtës, me qëllimin e vetëm që të kemi një kryeministër të pakorruptuar dhe të papërfolur. Qeveri që t’iu shërbejë 3 milionë shqiptarëve dhe jo 3 kryetarëve të partive.
Njeriu duhet të ketë kurajo të thotë të vërtetat ,besoj te liria por 3 kryetaret nuk e justifikojnë qeverisjen , pasi i kanë bërë mjaft dëme vendit.
Nuk flas me mbllef por me vendime të forta, do të bashkëpunojmë me forca politike por jo me emrat që përmenda”, – është shprehur Topalli nga Fieri ku ka prezantuar kandidatët e partisë që drejton.
Diskutime rreth kësaj post