Kryeministri Edi Rama po mban sot një takim elektoral me të rinjtë e qytetit të Librazhdit. Ndërkohë që Rama ishte duke folur parë të pranishmëve, ka nisur thirrja e drekës e ezanit.
Menjëherë, kryeministri ka ndërprerë fjalën e tij dhe ka kërkuar pak qetësi, ndërsa në takim ka pllakosur heshtja, derisa ka mbaruar ezani.
“Pak qetësi. Patëm një respekt të lutjes dhe dëshiroj t’iu uroj të gjithë besimtarëve muajin e bekuar të Ramazanit”, – tha kryeministri Rama në fund.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post