Luan Rama, i pari i listës së Vlorës lidhur me lajmin se është lënë mënjanë nga LSI, ku tha se nuk ka asgjë të vërtetë, dhe ai ka qenë dhe do të jetë i nderuar që LSI i ka besuar një qark të rëndësishëm siç është Vlora. Rama është shprehur se ai ka qenë dhe do të mbetet në krah të LSI-së, e çdo socialisti që nuk ka lidhje me Rilindjen.
”Kam qenë dhe jam krah i LSI. E kam për nder që jam Socialist, unë bashkëpunoj me të gjithë socialistët e Vlorës që nuk janë pjesë e RILINDJES. Por këto janë deklarata përcarëse që nuk ia vlejnë tu kthesh përgjigje”, – është shprehur Luan Rama nga Vlora, teksa ka denoncuar dhe presionin që po iu bëhet qytetarëve për të votuar PS-në.
Diskutime rreth kësaj post