Kandidati për deputet i PS-së, Spartak Braho, i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Koha për t’u zgjuar” u shpreh se fushata e Bashës të kujton kohët e shkuara, kur ka pasur tepër tension.
Braho thekson se vendi në këto zgjedhje, ka nevojë për zgjedhje të qeta e normale. Kandidati për deputet në radhët e Partisë Socialiste kujtoi kohët e kaluara, kur auto-ambulanca e PS-së nuk hynte dot në Shijak, duke thënë se të tilla incidente nuk duhet që të përsëriten.
“Sa i përket ende angazhimit tim në politikë, mund të them se vera e vjetër është më e mirë se e reja. Dinamizmi shpesh herë nuk ka të bëjë me moshën. Shumë njerëz nga Skrapari kanë kërkuar që unë të jem përfaqësues i tyre, duke përkujtuar luftën Anti-fashiste Çlirimtare. Në Tiranë ka një komunitet shumë të madh të skraparllinjve dhe menduan që të përfaqësoj këtë komunitet. Librin tim e kam nisur ta shkruaj që më 2000, e kam angazhuar edhe Ylli Polovinën. Këtë libër e kam shkruar kur pija kafen e mëngjesit, janë meditime.
E kisha peng që ta shkruaja këtë libër. Kam shkruar edhe për PS-në e Durrësit. PD e Durrësit në atë kohë ishte mbushur me sharlatanë. Në Shijak ishte vendosur që të mos futej auto-kolona e PS dhe mezi shpëtuam nga përplasja, sepse ndërruam mjetet. Situatë e vështirë ishte edhe te Ura e Dajlanit, ku policia dhe disa halabakë tentuan ta përmbysin makinën ku ishte Servet Pëllumbi, edhe thanë “masakrojeni”, të mos hyjë Servet Pëllumbi në Durrës, ishte thirrje e Berishës.
E kam marrë vesh, sepse kishim edhe ne informacionet tona. Servetin donin ta godisnin edhe fizikisht në Pallatin e Sportit dhe aty shpëtoi. Berisha ka mbetur ai që ka qenë. Në këto zgjedhje ka tendenca që të ketë tension. Kur shoh Bashën ashtu me zhurma e kërcënime, më kujtohen kohët e shkuara. Po e zhvillon fushatën si në kohët e shkuara, e ne na duhet normaliteti”, – u shpreh Braho.
Diskutime rreth kësaj post