Ish-deputeti Alfred Peza shprehet se brenda LSI-së ka plasur njw luftw e brendshme. Sipas Pezës, e tregoi qartë deklarata e nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Në takimet e Vasilit në Vlorë, u vu re që zëvendës kryetari Luan Rama nuk ishte i pranishëm.
Gjithashtu Vasili as nuk e përmendi Luan Ramën që është i vendosur në listë.
“Ka një luftë të brendshme brenda LSI-së. Sondazhet tregojnë se LSI nuk merr asnjë mandat në Vlorë ndryshe në vitin 2017 që arriti të marrë një. Gjendur në këto situata ka filluar një përplasje mes Ilir Metës dhe Luan Ramës, duke filluar me probleme votash”, tha Alfred Peza për Top Channel.
Diskutime rreth kësaj post