Një histori e veçantë është publikuar mbrëmë në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur. Bëhet fjalë për historinë e dashurisë së Gentit, djalit që u martua me vajzën që as nuk dëgjonte dhe as nuk mund të fliste.
Genti në studio rrëfeu se ishte njohur me gruan e tij, Desdemonën nëpërmjet ndërmjetësimit të hallës së tij, e cila fillimisht nuk i kishte treguar se vajza me të cilën ai priste të lidhte kurorë e kishte të pamundur të fliste dhe të dëgjonte. Por edhe pasi ishte informuar për aftësinë e saj të kufizuar, kjo gjë nuk kishte ndikuar aspak në vendimin e tij për ta pranuar Desdemonën si bashkëshorten e tij të ardhshme.
Genti tregoi se fillesat e kësaj marrëdhënie ishin shumë të vështira, pasi u ishte dashur që mes tyre të gjenin një mënyrë komunikimi të vlefshme dhe efektive për të dy palët, por më pas gjithçka u kthye në normalitet. “Në fillim ishte shumë e vështirë që të kuptohesha me të, se ajo e ka inat të përdorë dhe gjuhën e shenjave, por pas disa kohësh u mësova me të.”,- u shpreh Genti.
Në programin “Dua të të bëj të lumtur” surpriza i’u dedikua pikërisht Desdemonës, e cila nëpërmjet ndihmës të së bijës, mori nga bashkëshorti mesazhin romantik, falenderues dhe dashamirës për gjithë këto 20 vite të kaluara së bashku: “Desdemona dua të them që unë të dua e do të të dua gjithmonë, prandaj të faleminderit dhe dua të të them që nuk ke pse bëhesh xheloze për asgjë”.
Diskutime rreth kësaj post