Qeveria e Kosovës ka vendosur që të refuzojë vaksinat e ofruara nga Shqipëria, gjë që ka bllokuar vaksinimin e mjekëve dhe mësuesve të Kosovës.
Lidhur me këtë çështje, Milaim Zeka i ka bërë thirrje Edi Ramës që të hapë qendra vaksinimi në Kukës. Zeka thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po bën të gjithë këtë për shkaqe politike dhe e cilëson si vendim skandaloz refuzimin e vaksinave të ofruara nga Shqipëria.
Deklarata e Zekës:
‘Kjo është e dhimbshme sepse e vetmja zgjidhje e problemit është vaksinimi. Nuk mund të vazhdojmë të jemi të mbyllur. Deri me datën 18 jemi të mbyllur totalisht. Kjo nuk ndihmon në mënyrë absolute.E vetmja shpresë e jona ka qenë Tirana, Shqipëria, por unë nuk po e kuptoj vendimin skandaloz të kryeministrit Kurti.
Jemi shoqëri e çmendur këtej dhe andej. Merr shembullin e vaksinave dhe të bllokimit të aeroportit të Rinasit. Ne jemi për librin e Guiness për punë të çmendurive. Ku ndodh në botë? Të gjithë ata njerëz për qëllimet e tyre politike, jo për punën e pagave, me pandeminë, në të gjithë botën janë ulur pagat, e gjithë bota po ballafaqohet me problemin më të madh. Është një krizë totale, në Shqipëri mbyllet aeroporti për shkaqe politike.
Mirë do të ishte që Edi Rama të vendosë disa vende ku ne mund të vaksinohemi në Kukës. Atëherë do të shihni reagimin e vërtetë të qytetarit të Republikës së Kosovës që nuk pyet qeverinë. Unë me familjen time i pari do të vija dhe të vaksinohesha andej.‘-tha Milaim Zeka.
Diskutime rreth kësaj post