Nuk ka politikan më ‘fenomenal’ gafash si Lulzim Basha, kryetar i opozitës dhe si rrjedhojë pretendent për të qeverisur Shqipërinë prej tetë vitesh. Gafat e Lulzim Bashës në komunikimet e tij publike, tashmë të zakonshme, kanë pushtuar rrjetet social.
Por mesa duket gabimet e tij po “infektojnë” dhe kandidatët e tij për deputetë.
Lefter Gështenja, kandidat i PD-së për Elbasanin nga njëra anë e shan qeverinë dhe nga ana tjetër e përgëzon që banorët janë të kënaqur.
“Në Spathar, aty ku edhe pse kanë mbështetur Rilindjen për vite me radhë nuk është bërë qoftë edhe një investim sado i vogël. Nuk mund të gjesh një banor që të thotë se është i pakënaqur me këtë qeverisje! Mbas shumë vitesh qeverisje të papërgjegjshme, të korruptuar dhe të shkëputur nga njerëzit, është koha për një qeverisje të përgjegjshme që punon për Librazhdin”, – ka shkruar Gështenja.
Nëse vëzhgon tani rrjetin e tij social Facebook, Gështenja e ka kapur gabimin, por atë mund ta shikon tek opsioni, “shikoni historikun e redaktimeve”.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post