Mjalti është një ndër produktet ushqimore me më shumë vlera për organizmin njerëzor.
1. Pastron fytyrën.
Mjalti është një antioksidant i shkëlqyeshëm, që do të thotë se konsumimi i tij i rregullt do të pastrojë trupin tuaj nga toksinat e ndryshme. Përveç kësaj, vetitë e tij antibakteriale do të përmirësojnë ndjeshëm gjendjen e lëkurës tuaj.
2. Largon peshën e tepërt nga trupi.
Nëse jeni duke u përpjekur për t’u dobësuar, mjekët rekomandojnë të hiqni dorë nga të gjitha ëmbëlsirat, përveç mjaltit. Kjo sepse sheqeri i pranishëm në mjaltë ka përbërje ndryshe nga ajo që gjendet në ëmbëlsuesit e tjerë. Mjalti rrit metabolizmin tuaj, i cili është thelbësor për humbjen e peshës, informon acbneës.al.
3. Ul nivelin e kolesterolit.
Mjalti nuk ka fare kolesterol. Përkundrazi:, përbërësit dhe vitaminat e tij kontribuojnë në uljen e niveleve të kolesterolit. Konsumi ditor i mjaltit ka një efekt të dobishëm në nivelin e përbërjeve antioksiduese në trup që mund të luftojnë kolesterolin e tepërt.
4. E bën zemrën më të fortë.
Hulumtimet tregojnë se antioksidantët që gjenden në mjaltë mund të parandalojnë ngushtimin e arterieve. Në varësi të vendit të ndodhjes, ngushtimi mund të çojë në dështim të zemrës, përkeqësim të kujtesës ose dhimbje koke. Pirja e një gote uji me disa lugë mjaltë do të jetë e mjaftueshme për ta parandaluar atë, informon abcneës.al.
5. Përmirëson memorien.
Hulumtime të tjera demonstrojnë aftësinë e mjaltit për të luftuar stresin, për të rivendosur sistemin mbrojtës antioksidant qelizor dhe, si pasojë, për të përmirësuar memorien. Përveç kësaj, kalciumi që gjendet në mjaltë tretet lehtësisht nga truri, i cili ka një efekt të dobishëm në funksionimin e tij.
6. Gjumë i shëndetshëm.
Sheqeri që gjendet në mjaltë rrit nivelin e insulinës në gjak, e cila më pas çliron serotoninën. Serotonina transformohet më tej në melatonin, një hormon që nxit gjumin cilësor, informon abcneës.al.
7. Stomak më i shëndetshëm.
Mjalti është një antiseptik i fortë, prandaj rekomandohet të hani një lugë mjaltë me stomak bosh. Ky ritual i thjeshtë ndihmon për të parandaluar sëmundje të ndryshme që lidhen me aparatin tretës. Përveç kësaj, ndërsa kalon nëpër stomak, mjalti shkatërron mikrobet dhe shëron plagët e vogla në mukozë.
8. Liron tensionin.
Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por një fakt është e vërtetë. Mjalti ndihmon në qetësimin e nervave dhe lehtësimin e lodhjes. Glukoza që gjendet në mjaltë është thelbësore për punën e neuroneve. Thithet shpejt në gjak, gjë që çon më tej relaksimin dhe lehtësimin e çrregullimeve psikologjike
Diskutime rreth kësaj post