Pasi Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ushtria kanë zbarkuar në aeroportin e Rinasit pasditen e kësaj të mërkure, pas grevës së kontrollorëve, ka reaguar ministrja Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Në një deklaratë për mediat, Balluku tha se kontrollorët që morën pjesë në grevë do nxjerren nga godina nga forcat e armatosura, pasi sipas saj, kanë hequr dorë nga detyra.
“Për sa kohë është mbyllur aeroporti për shkak të veprimeve tuaja, e keni braktisur detyrën. Është e pavlefshme të qëndroni brenda ndërtesës. Dje në m’u dorëzuan 31 fletë që janë të shkuara po njësoj që nuk merrni 4400 dollar për 17 ditë punë, për 28+7 ditë pushim, 205 ditë punë në vit. Të gjithë qytetarët dinë t’i bëjnë shumë mirë llogaritë. Ata e kuptojnë nëse keni aplikuar për borxh tek të afërmit. Nga ky moment për sigurinë republikës së Shqipërisë, për shkak të detyrimeve te partnerët tanë dhe duke qenë se kontrollorët e trafikut ajror që kanë nënshkruar kontrata për hapësirën shqiptare, kanë vendosur të mos bëjnë detyrën. Për këtë arsye një ndërtesë e sigurisë së lartë nuk mund të qëndrojë më në duart e tyre. Të gjithë ata që nuk kryejnë funksione, do të largohen nga ndërtesa duke filluar nga ky moment. I bëj thirrje të gjithëve të flasim dhe të diskutojmë”, deklaroi Balluku.
Diskutime rreth kësaj post