I ftuar mëngjesin e sotëm në një emision, Veliaj iu përgjigj pyetjes nëse administrata po përdorej për fushatë, referuar edhe deklaratës së fundit kërcënuese të Ramës.
Ai u shpreh se nuk ka keq nga ata punonjës të administratës që bëjnë 2-3 angazhime, teksa tha se për ata që do votojnë PS më 25 Prill, ka një garanci se me 26 Prill do të jenë në punë.
“Nga ata që bëjnë dy-tre angazhime nuk ka keq. Njerëzit mendojnë më shumë për xhepin e tyre, se për partitë. Unë besoj se kush voton PS, ka një garanci se më datë 26 janë të gjithë nëpër punë, nuk ka thirrje për largime nga puna”, deklaroi Veliaj.
Diskutime rreth kësaj post