Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë takimeve në kuadër të fushatës elektorale ftoi banorët e Vlorës të dalin masivisht në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa paralajmëroi se LSI-ja do jetë parti e surprizës.
“Surpriza më 25 prill është nga Shkodra gjerë më Vlorë. Ajo që është e rëndësishme është që të gjithë të shkojmë të votojmë”, tha Kryemadhi.
Përballë qytetarëve vlonjatë, Kryemadhi theksoi se LSI është e vetmja parti në Shqipëri, e cila ka shërbyer si një trampolinë për të rinjtë.
“Të votojmë LSI, pse? Sepse është e vetmja forcë politike që në të gjithë jetën e saj 17-vjecare është e vetmja forcë politike që ka rritur breza politikanësh të rinj”, tha Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post