Ish-zëdhënësja e ish-kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli ka deklaruar se kryeministri Rama ka marrë shumë si lider nga Berisha.
Ndërkohë, Mëhilli tha se nëse Basha humbet në zgjedhje duhet të respektojë standardin që vuri Berisha dhe të largohen nga drejtimi i partisë.
Mëhilli: “Liderin përballë nuk di të ta pikturojë sikurse duhet. Sot më shumë se kurrë Rama ka marrë më shumë se kurrë nga Berisha si lider. Sa më shumë kalon koha sikur tenton ta imitojë dhe e adhuron në fshehtësi. Personalisht kështu më duket. Është rritur shumë politikisht duke mësuar nga Berisha.
Kështu sikurse është politika sot nuk kthehem në politikë. Nuk parashikoj dot rezultatin e zgjedhjeve, nuk parashikoj dot të pakënaqurit e PS-së, rënie e LSI-së dhe ngritjen e PD-së. Nëse humbet PD-ja duhet të respektojë standardin që ka vendosur Berisha. Nëse nuk fiton duhet të hapë krahun dhe t aprovojë dikush tjetër.”
Diskutime rreth kësaj post