Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, u shpreh e revoltuar me mediat dhe studiot televizive mbrëmjen e djeshme duke i quajtur sërish banaqe që formojnë opinionin publik.
Mirëpo kjo ka ngjallur reagimin e menjëhershëm të moderatorit Alban Dudushi.
Pjesë nga diskutimi:
Elisa Spiropali: Këtu flitet për përgjime të dyshuara të Ndranghetës, pa asnjë fakt, pa asnjë provë, pa asnjë lidhje dhe nëpër këto studio nuk diskutohet për krime që bëjnë “muu”. Mos më flisni mua për opinionin publik këtu, se ju e bëni opinionin publik, këto janë banaqet dhe këtu diskutohet…
Alban Dudushi: Ky nuk është banak po ta shikosh, s’ka formën e banakut fare, meqenëse e përmende disa herë…
Elisa Spiropali: S’e kam për ju, e kam në tërësi për opinion publik, po them
Alban Dudushi: Unë e kuptoj, dhe është normale, kjo ndodh, kjo lloj sidrome ekziston, që të rimarrësh fraza të liderit, por nuk të shkon të thuash banak… atë e ke gotë uji, nuk e ke gotë rakie.
Diskutime rreth kësaj post