Sot është dita më e ngarkuar politikisht, të paktën për audiencën shqiptare. Kryeministri Edi Rama, kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta janë të tre “live” në TV në të njëjtën orë në një moment mjaft të nxehtë për politikën shqiptare. Kjo do të jetë edhe përplasja e fortë për audiencën.
Veç atyre që janë të mbërthyer pas ekraneve shumë të tjerë, debatet politike i kanë ndjekur nga rrjetet sociale e sidomos në Facebook, ku bëhet live stream. Rama i cili ka dhe televizionin e tij ERTV, në profilin në Facebook ka më shumë ndjekës.
Diskutime rreth kësaj post