Sipas Institutit prestigjioz italian Piepoli, nëse do të votohej sot Partia Socialiste do të ruante besimin e shumicës së shqiptarëve në rang kombëtar. Sipas sondazhit PS do të merrte 47-51 % të votave, ndërsa PD-Aleanca për Ndryshim merr 38-42 % të votave, një rritje prej 10-14% krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare.
Analisti Frrok Çupi tha se Durrësi dhe Tirana do të ketë surpriza në zgjedhje.
“Do të ketë surpriza në zgjedhje. Besoj se nuk ka qarqe të ngrira, të djathta apo të majta. Praktikisht Durrësi po e humbet këtë emërtesë që ka marrë që nga viti 91′-96′. Durrësi ka parur influencën e perëndimit pasi shumë njerëz lëvizin aty.
Ardhja nga zonat e veriut në Durrës për të jetuar në zonat periferike ndikoi shumë. Sondazhi tregon që Durrësi po del nga zona e djathte dhe kjo besoj se ka ndikuar nga puna për tërmetin pasi ata janë realistë, kanë parë ndryshimet vetë. Në Tiranë ka një rënie të socialistëve, kjo vjen pasi PD hyri me shumë vrull, por që mbetet për tu parë në javët në vijim” – u shpreh Çupi për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post