Sondazhet paraprake parashikuese të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit nxorën në pah elementët që tregojnë luhatje të shifrave të tre partive kryesore në vend.
Sipas tyre, Partia Demokratike ka shënuar rritje, Partia Socialiste ka qëndrueshmëri, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim ka pësuar rënie drastike.
Mbi këtë çështje, analisti Frrok Çupi shprehet se LSI në Elbasan do të pësojë goditje të rëndë.
“Këto zgjedhje tregojnë se Elbasani është bastion i majtë. Në fillesat e veta, Elbasani ka qenë i djathtë dhe Vlora. LSI si zor se merr ndonjë mandat. LSI po shkon pikiatë, shohim një zhdukje në Elbasan”, – tha Çupi.
Diskutime rreth kësaj post