Gazetari Alfred Peza ka këshilluar Rudina Hajdarin, tashmë kandidate për deputete në Elbasan, nga Nisma Thurje, se do të ishte më mirë që kandidatura e saj të ishte në Tiranë.
Alfred Peza në ‘Zgjedhje 2021’: “Nëse do të isha këshilltar i zonjës Hajdari do ta këshilloja që të garonte në Tiranë. Po e këshilloj tani sepse unë dua që të fitoj PS-ja dhe kur kundërshtari gabon duhet ta lejosh. Tani që ka gabuar unë mund ta them ku ka gabuar. Tirana duke qenë një qark më i madh dhe ku është qendra kryesore ekonomike, administrative etj, i jep mundësinë të gjithë partive të reja të marrin një numër më të madh votash në raport me qarqet e tjera.”
Diskutime rreth kësaj post