Analisti Frrok Çupi ka komentuar fushatën elektorale të Partisë Demokratike që drejtohet nga kreu i saj, Lulzim Basha, ndërsa ka shpërthyer në akuza të forta në adresë të liderit demokrat.
Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, analisti Çupi u shpreh se opozita nuk po paraqet një plan konkret sesi do të jetë qeveria, nëse vjen në pushtet pas 25 Prillit dhe kjo sipas tij, vjen sepse Basha drejtohet nga dikush tjetër.
“Opozita luan rolin e të humburit. Është një e humbur që nuk shkon dot deri te pika fundore e fushatës, që të paraqesë qeverinë e re dhe të thotë këta janë njerëzit që do të përfaqësojnë politikën. Basha luan rolin, sikur e ka dërguar dikush të bëjë një punë dhe në mbrëmje nuk është shumë e rëndësishme se sa punë ka bërë”, – deklaroi ai.
Ndërkohë analisti Frrok Çupi ka komentuar edhe mitingun e Partisë Demokratike kur kjo parti çeli zyrtarisht fushatën zgjedhore. Analisti Çupi theksoi se jeta e njeriut është shumë e shtrenjtë për ta vrarë në shesh, ndërsa i revoltuar madje edhe i befasuar u shpreh se nuk e priste që PD të krijonte atë lloj mitingu e grumbullimi në kohë pandemie, duke rrezikuar gjithçka nga marrëzia e një lideri që dëshiron të duket e shes mend. Sipas tij, PD me këtë miting sfidoi jetën, ligjin dhe rregullat, ndërsa idenë e autokolonave të makinave iu duk një idiotllik duke e krahasuar me dasmat e fshatit që të ftuarit donin të shinin mend me makinat që blinin në vendet ku jetonin jashtë.
“Një grumbullim aq i madh nuk e prisja nga PD, nga asnjë parti se prisja por as nga PD se prisja. Ajo është një shkelje e hapur ndaj rregullave dhe një zbritje në shumë shkallë dhe në një nivele deri tek ata njerëz që besojnë që nuk ka COVID. Është një marrëzi, është në budallëk, ta bësh zyrtarisht këtë gjë, publikisht, botërisht do të thotë sfidon, bën një sfidë të panevojshme kundër ligjit, kundër shteti, kundër rregullit, kundër jetës.
Kjo është një gjë. Tjetra është se PD nuk po del kurrë nga prapambetja, njësoj si sot si një vit më parë, madje po të ishte bërë ky miting pa COVID në 1995 do ishte brenda një konfigurimi politik. Ky sot ishte vulgarë të vjen keq. Përdorimi i makinave ishte më idioti që ka qenë atje dhe ka thënë se sillni disa makina që të kujton dasmat e fshatit të largët dhe shet mend me makinën qe ka marrë në Londër apo në perëndim dhe vjen aty. Edhe qëndrimi i tyre në makinë do të ishte shumë e shëmtuar, është simbol si të futesh në kafaz, është një simbol i tmerrshëm. Jeta e njeriut është shumë e shtrenjtë për ta vrarë në shesh”, – nënvizoi analisti Frrok Çupi.
Diskutime rreth kësaj post