Sot i është dhënë lamtumira ish-kryeministrit të 1997-ës dhe deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Fino. Ish-deputetja e PS, Arta Dade e kujton Finon si të vetmin që i dha të drejtë për kundërshtitë që kishte në radhët e socialistëve.
“Unë kisha ikur nga forumet e PS. Kam shprehur disa kundërshti apo sugjerime sesi duhej të vepronte PS nëse vërtet duhet të kërkonte një mandat të tretë dhe si duhej të kërkohej ky mandae. I vetmi që tha që Arta Dade ka të drejtë është Bashkim Fino”, tha Dade për Vizion Plus.
Diskutime rreth kësaj post