Dy vajzat e njohura të showbizit, të cilat nuk kanë folur për një kohë të gjatë i janë kthyer miqësisë së ngushtë të viteve të shkuara. Bëhet fjalë për Eneda Tarifën dhe Albana Osmanin.
Ka qenë këngëtarja e njohur që ka publikuar një foto të Albanës me vajzën e saj dhe krahas tyre ka shkruar:
“Tezhe Banin e kishte marrë shumë malli për Arian. Mua edhe më shumë për syçkat e bukura dhe energjinë pozitive që më ka transmetuar gjithmonë kjo vajzë e fortë, artiste që bën gjëra të bukura gjithmonë. Më e fundit ‘Aromë gruaje’. Krenare për ty shoqja ime”.
E sigurisht që nuk do mbyllej me aq. Edhe vetë Albana shkruan pak fjalë në komentet e postimit duke treguar anën e saj të ndjesive nga ky takim special.
“Zemrat e mia! Më kishte marë malli shumë! Arian e kam puthur çdo ditë në barkun e mamit dhe pak vite më parë ndërsa erdhi në jete ishte mrekullia më e madhe që mund të ndodhte shoqe, mike, sister! U gëzova shumë që ju pashë. Ma zbukuruat vendin! Ju dua shumë”, ka shkruar moderatorja e njohur.
Dy vajzat e njohura të showbizit kanë pasur një shoqëri që binte në sy të të gjithëve veçanërisht publikut që i donte dhe i ndiqte. Diçka ndodhi, ato nuk u panë më bashkë për disa vite, por asnjëherë nuk u mor vesh çfarë ishte pasi asnjëra nga vajzat nuk foli për këtë temë. Megjithatë rëndësi ka që gjithçka ka mbetur pas dhe Eneda e Albana janë njësoj si më parë, mbase edhe më mirë.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post