Ish-ministri i Financave, Arben Malaj i ftuar në emisionin ‘’Frontline’’ ka kujtur kohët e vjetëra me mikun e tij të ndjerë, Bashkim Finon.
Malaj thotë se me Finon është njohur në universitet ku për 4 vite kanë fjetur në të njëjtën dhomë si studentë të së njëjtës dege. Ai e përshkruan Finon si një njeri strikt, pozitiv, me humor, batuta dhe sportiv.
I pyetur sese e mori vesh lajmin, ish ministri tha:
‘Kam qenë në kontakte dy tre ditë më parë, shpresonim se po e kalonte. Kur u ngrita në mëngjes pata një njoftim dhe kjo ishte.
Ka patur momente të vështira, endova se ishin të kapërcyeshme. Goditi aq vdekjeprurëse sa solli këtë.
Bisedën e fundit, ne dëgjoheshim, dhe kur takoheshim. Intensiteti më i madh ishte kur kaloi vështirësi në Itali. Kishim telefonata. Më shumë sepse, atë njeri që e ka kaluar një sëmundje s’duhet ta tundosh. Nga rastet që kam pasur, vështirësia ishte tek kujdesi i tepruar. Nuk desha asnjëherë t’ia rikujtojë, flisja me kunatin e Dianën”, tha Malaj.
Diskutime rreth kësaj post