Kryetari i partisë “Lëvizja Demokratike Shqiptare” Myslim Murrizi ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai u shpreh se në zgjedhjet e 25 prillit synon që të marrë 5 mandate.
Por nëse mandatet e “LDSH” do të ishin vendimtare për formimin e qeverisë së re me cilën parti do i bashkonte votat Murrizi, PS apo PD?
“Nëse mandatet e mija do të sillnin me 71 mandate PD-në dhe do të kisha ftesë nga ata, do ta konsideroja seriozisht”.
Koalicionin opozitar e kritikoi për futjen në listë të emrave që thyen vendimin dhe pranuan mandatin e deputetit.
“Nuk ka kërkuar një ndjesë publike”, tha Murrizi për Abc News.
Por nëse edhe atë do ta kishte ftuar Lulzim Basha në koalicionin opozitar, a do të pranonte Murrizi?
“Do ta mendoja. Do ta shikoja, do të vendosja kusht që me njerëz që pretendojnë vetëm veten e tyre, jo”.
Diskutime rreth kësaj post