Gjatë bisedës në emisionin Soiree, moderatorja e njohur Ori Nebiaj, e cila tashmë është bërë pjesë e listave për të Partisë Demokratike ka përmendur faktin që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha di të luajë muzikë dhe shpeshherë luan rolin e DJ.
“Luli luan muzikë, bën DJ”, – tregoi Ori, teksa nuk kanë munguar të qeshurat ironike nga Arjola Demiri
“Po pse qeshni ju”, – ka pyetur Jonida Shehu.
“Më vjen për të qeshur çfarë të bëj”, – iu përgjigj aktorja e njohur nga Tropoja.
E gjendur në këto kushte, ku shpërthyen të qeshurat nga deklarata e saj, Ori është detyruar të shpjegojë: “DJ për mua është që zgjedh muzikën dhe e vë në skenë. Kjo nuk i heq atij të drejtën për të shijuar muzikë, për të gatuar në shtëpi. Këto janë komplekse. Basha e ka përdorur në fushatat e tij dhe kur ka qenë kandidat për Tiranën, ka dalë tek Arjan Çani live ka luajtur dhe ka zëvendësuar Dj Jerry”.
Diskutime rreth kësaj post