Kreu i PD, Lulzim Basha ka treguar se kush e mori kopjen e parë të librit të tij ‘’Misioni im’’, sapo u botua. I ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ ai tha se kopja e parë i ka ardhur vetë atij pasi kishte kthyer nga një aktivitet politik.
Basha: Shikoni kopjen e botuar t? librit. Ma sollën sapo ishte botuar në fakt, sapo isha kthyer nga një aktivitet politik.
Më tej Basha thotë se libri i tij është vetëm hapi i parë që po hedh ai drejt asaj që ka marrë përsipër për t’i dhënë Shqipërisë një qeverisje me fytyrë njerëzore, qasje të re në politikë apo ringjallje të ekonomisë.
Pyetje: A keni marrë reagime për librin?
Basha: Kam marrë shumë mesazhe dhe i jam shumë mirënjohës disa prej tyre, që s’i kam takuar. E marr me mirënjohje këtë reagim se tregon që ka patur interes për librin. Ky libër vjen në një moment të veçantë një zgjedhje të madhe që duhet të bëjnë shqiptarët në 25 prill. Është hapi i parë nga gjithë ajo që kam marrë përsipër të bëj. Një parakusht për suksesin e shoqërisë së kombit dhe zgjimin kombëtar të ekonomisë. Këto janë disa nga motivet që përshkojnë librin tim.
Diskutime rreth kësaj post