Rudina Magjistari dhe bashkëshorti i saj, Xhavit Bajrami, kanë festuar dje 10-vjetorin e lidhjes së tyre të dashurisë.
Moderatorja rrallëherë ndan imazhe me të apo edhe me të bijën në rrjete sociale, por dje bëri një përjashtim.
Ajo ndau me të gjithë një foto ku shfaqej krah Xhavitit, teksa të dy buzëqeshnin përpara kamerës.
“10 vite bashkë! 10 vite të mrekullueshme dashurie e bekimesh. Gëzuar përvjetorin jeta ime, bashkëshorti më mbështetës, babai model e shoku më i mirë. Je shkëmbi im e mbështetja më e sigurt. Përgjithmonë! Të dua pafund, i shtrenjti im!”, ishin fjalët e Magjistarit dedikuar partnerit të saj.
Rudina dhe Xhaviti u bënë prindër për herë të parë në vitin 2015, kur moderatorja solli në jetë Mian.
Pak kohë më parë, Rudina kaloi edhe virusin, nga i cili u detyrua ta drejtonte emisionin e saj e izoluar nga shtëpia.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post