Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë fjalën për respekt të thirrjes së Ezanit.I ndodhur në Krujë, teksa prezantonte kandidatët për 25 prillin, Rama ndaloi fjalën për pak çaste. Në sfond u dëgjua për disa sekonda thirrja e Ezanit dhe kryeministri, siç ka bërë edhe herët e tjera, ndërpreu fjalën.
“Ta respektojmë këtë,”– tha Rama dhe priti derisa të mbaronte.
Kryeministri Rama është ndodhur shumë herë që të ndërpresë fjalën e tij për respekt të faljes në xhami dhe këmbanave të kishës.
Diskutime rreth kësaj post