Kryeministri Edi Rama u takua me gratë e pazarit të Krujës. Teksa fliste për takimet elektorale, Rama kapi nga duart ministren Milva Ekonomi, dhe tha se po ta shohësh kështu, mendon se ajo nuk lëviz nga vendi.
Ministrja tha më tej se në fakt, ajo nuk e kishte zhgënjyer kryeministrin, sepse kishte bërë tetë kilometra e gjysmë rrugë.
Pjesë nga biseda:
Edi Rama: Fola me Turin dhe më tha që nëse nuk do që të zhgënjehen gratë, merr Milvën. Se Milvën e kemi kshu…po ta shohësh duket sikur nuk lu vendit, por në fakt Milva ka qejf të ngjisë malet.
Milva Ekonomi: Po dje nuk ju zhgënjeva kryeministër, kemi bërë tetë kilometra e gjysmë rrugë.
Edi Rama: Jo po unë nuk po them me batuta, unë e di, e kam me provë.
Diskutime rreth kësaj post