Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u surprizua sot në Laprakë nga mbështetësit demokratë. Para syve të tij, mbi një pallat 5-katësh u shpalos një banderolë, me mbishkrimin: “Shqipëria fiton. 25 prill 2021. Lulzim Basha kryeministër mirë se erdhe”.
Kryedemokrati e konsideroi surprizën si të mrekuellueshme, ndërsa tha se 25 prilli do të jetë ditë e bashkimit.
“Surpriza juaj e mrekullueshme, faleminderit. 25 prillit të jetë një ditë e bashkimit dhe e fitores për të gjithë shqiptarët. Natyrisht më takon mua dhe PD-së ta drejtojmë ndryshimin që mezi prisni të gjithë”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post