Kryeministri Edi Rama ka vendosur të kandidojë në dy lista për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, në atë të Vlorës dhe në atë të Durrësit.
Mirëpo, pas 25 prillit atij i duhet të vendosë cilin qark do të përfaqësojë në parlament nëse zgjidhet në të dy qytetet. Kryeministri ia ka lënë në dorë këtë gjë votuesve, teksa u shpreh ditën e sotme nga Durrësi se do të jetë deputet i atyre që do ta duan më shumë në 25 prill.
Deklarata e Ramës:
“Nga ana tjetër, Durrësi ndryshe nga Vlora dhe ndryshe nga çdo pikë tjetër, ku zhvillimi i turizmit tonë ka një potencial të veçantë, ka një potencial shumë kompleks. Durrësi s’është vetëm deti, Durrësi ka dhe një pjesë tjetër që ka të bëj me tregtinë dhe është e lidhur me potencialin e ti. Për shkak të këtij potenciali ka të bëjë edhe me industrinë e lehta që janë zhvilluar në kohë, por që do të zhvillohen edhe më tutje. Unë jam këtu, për t’iu thënë juve dhe të gjithë durrsakëve, se ky është momenti i duhur të jem këtu, jo thjesht si kryeministër, por edhe si anëtarët e qyteti të Durrësit, duke e sjellë në vëmendje si detyrim edhe për faktin e të qenit deputet. Natyrisht që kjo varet nga ju, nga durrsakët, po flisja me Milvën sepse jam në të dyja vendet dhe do të rri aty ku më duan më shumë.
Është një garë mes atyre të babës dhe të nonës, këta të nonës janë inatçi të mëdhenj, këta të Durrësit më pak, sepse e mbajnë përbrenda dhe e nxjerrin me pasion. Por në këtë moment duhet nxjerrë me pasion që të marrim një rezultat kuptimplotë, për të afirmuar domosdoshmërinë për të vijuar punët që kemi nisur dhe mos lejuar të kthehet mbrapsht rrota e historisë, ajo do të kthehej mbrapsht drejtpërdrejt në të gjithë kategoritë,” tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post