Nesër do të fillojnë punimet në lotin e parë të Unazës së Madhe në kryeqytet. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se kjo fazë do të zgjasë për një javë.
Hyrja në Tiranë në drejtim të rrugës “Teodor Keko” do të mbetet e pandryshuar, ndërkohë që përmes një gjysmë rrethi do të kalohet përmes kësaj rruge drejt qytetit të Durrësit. I pandryshuar do të mbetet edhe kalimi nga rruga “Dritan Hoxha” drejt Durrësit.
Vendimi i ARRSH:
“Nesër, më datë 27.03.2021, mbas orës 20:00 fillon faza 4-2 e punimeve në lotin 1 të Unazës së Madhe.
– Kjo fazë parashikohet të zgjasë rreth 1 javë.
– Hyrja në Tiranë nga Durrësi drejt rrugës “Teodor Keko” mbetet e pandryshuar. Rruga “Dritan Hoxha”mund të aksesohet përsëri nëpërmjet rrugës “Abedin Rexha” me një sens lëvizje.
– Kalimi nga rruga “Teodor Keko” drejt rrugës “Dritan Hoxha” do të jetë i mundur dhe i aksesueshem.
– Nëpërmjet një gjysmë rrethi mund të kalohet nga rruga “Teodor Keko” drejt qytetit të Durrësit.
– Kalimi nga rruga “Dritan Hoxha” drejt Durrësit mbetet e pandryshuar me mundësi kalimi edhe nëpërmjet Galerisë Nr. 4 edhe nëpërmjet rrugës paralele”, njofton ARRSH.
Diskutime rreth kësaj post